Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Shërbimeve të Përgjithshme janë:
1. Menaxhon dhe mirëmban inventarin dhe materialin tjetër në depo, si dhe ofron mbështetje administrative dhe logjistike;
2. Siguron zbatimin e procedurave për menaxhim me të gjitha automjetet që disponon MPB-ja, mirëmbajtjen dhe servisimin e tyre, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
3. Menaxhon sistemin e arkivit dhe dokumentet e brendshme të ministrisë;
4. Ofron shërbime të përgjithshme të përkthimit, lekturimit dhe shpërndarjes së dokumenteve për ministrinë dhe agjencitë;
5. Menaxhon mirëmbajten dhe pastrimin e objekteve të MPB–së dhe disa institucioneve të veçanta;
6. Kryen edhe detyra të tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.
Në kuadër të këtij departamenti bëjnë pjesë divizionet si vijon:
1. Divizioni i Logjistikës;
2. Divizioni për Administrimin e Dokumenteve dhe Shërbimeve.
Drita Hasani
Drejtor i Departamentit për Shërbime të Përgjithshme
Ndërtesa Qendrore e MPB-së, kati II,
Rr: "Luan Haradinaj", pn, Prishtinë
tel: 038 200 76 600