Informacion për veturat me targa të huaja

MIRË SE VINI NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Ky material informues paraqet të drejtat dhe detyrimet tuaja sipas Ligjit për Automjetet në Republikën e Kosovës.

01 AUTOMJETE NË PRONËSI TË SHTETASVE TË HUAJ

Automjeti i regjistruar në vendin e huaj në pronësi të shtetasit të huaj, me qëndrim të përkohshëm në Kosovë,

lejohet të qarkullojë jo më gjatë se (3) muaj nga data e hyrjes në Kosovë;

02 AUTOMJETE NË PRONËSI TË QYTETARËVE TË KOSOVËS QË JETOJNË JASHTË VENDIT

Automjeti i regjistruar në vendin e huaj në pronësi të qytetarit të Kosovës, me qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë Kosovës, lejohet të qarkullojë deri tre (3) muaj nga data e hyrjes në Kosovë dhe qytetari i

Kosovës duhet të ketë të rregulluar lejen e qëndrimit të përkohshme ose të përhershme dhe ta tregojë në çdo rast kur kërkohet nga personi i autorizuar.

03 KUFIZIME NË DREJTIMIN E AUTOMJETIT

Automjetin e regjistruar në vendin e huaj në pronësi të qytetarit të Kosovës, me qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë Kosovës, nuk mund ta drejtojë shtetasi kosovar pa praninë e pronarit dhe as të autorizohet që të qarkullojë me atë mjet në Kosovë.

04 RASTE TË VEÇANTA

Mjetin e regjistruar në vendin e huaj në pronësi të qytetarit të Kosovës me qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë Kosovës mund ta drejtojë qytetari i Kosovës i cili gjithashtu ka qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në shtetin prej nga vjen automjeti, dhe duhet të posedojë autorizim nga shteti prej të cilit vjen automjeti

05 RASTET KUR PERSONI NUK KA TË RREGULLUAR QËNDRIMIN

Personi i cili nuk ka të rregulluar qëndrimin e përkohshëm ose të përhershëm nga vendi ku importohet automjeti, lejohet të

qarkullojë deri ne tetë (8) ditë nga data e hyrjes në Kosovë;

Zbatimi i plotë i këtyre dispozitave fillon më 15 mars 2026.

🌐 Informacione shtesë

Për detaje të tjera ligjore, vizitoni:

👉 Web-faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme