Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migrim

Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentii për Natyralizim, Azil dhe Migrim:



1. Shqyrton dhe vendos lidhur me kërkesat për natyralizim dhe njohje të statusit të pashtetësisë, mbrojtjes ndërkombëtare, si dhe qëndrimit të të huajve në Republikën e Kosovës.

2. Propozon politika dhe legjislacion në fushën e shtetësisë, azilit dhe migrimit;

3. Kontribuon në hartimin dhe zbatimin e marrëveshjeve bilaterale në fushën e migrimit

4. Ofron mbështetje në kthimin e të huajve në vendin e origjinës apo në vendin e tretë;

5. Pranon, shqyrton dhe verifikon kërkesat për ripranimin e qytetarëve të Republikës së Kosovës, personave të vendeve të treta apo personave pa shtetësi, dhe paraqet kërkesat për ripranim me vendet tjera sipas Marrëveshjeve për Ripranim;

6. Jep pëlqimin për lëshimin e vizës me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, si dhe shqyrton dhe vendos për kërkesat për vazhdimin e vizës brenda shtetit;

7. Bashkëpunon me Policinë e Kosovës dhe institucionet tjera për parandalimin e migrimit të paligjshëm;

8. Kryen edhe detyra të tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.


Në kuadër të këtij departamenti bëjnë pjesë divizionet si vijon:

1.      Divizioni për Natyralizim;

2.      Divizioni për Azil;

3.      Divizioni për të Huaj;

4.      Divizioni për Ripranim dhe Kthim;



Valon Krasniqi, drejtor i DNAM-it

Tel: + 383 38 200 19 596
Email: valon.krasniqi@rks-gov.net  
Adresa: Rr. "Luan Haradinaj" p.n. Prishtinë