Për tu pajisur me leje qëndrim të përkohshëm shtetasit e Shqipërisë duhet t’i plotësojnë kushtet si në vijim:
1. Dokument udhëtimi i vlefshëm;
2. Adresë e saktë e qëndrimit në territorin e palës tjetër, e vërtetuar me dokument përkatës(kontratë qiraje, ose certifikatë e pronësisë, ose deklaratë noteriale).
Këto dokumente duhet t’i plotësojnë për qëndrimin e përkohshëm me qëllim:
a. Bashkimit familjar;
b. Motive studimi;
c. Motive punësimi;
d. Kërkime shkencore;
e. Qendrim autonom;
f. Arsye tjera të përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi.
Leje qëndrimi i përkohshëm për shtetasit e Shqipërisë sipas kësaj Marrëveshje jepet me afat vlefshmërie prej pesë 5 viteve.