Kërkesa për humbjen e shtetësisë së Republikës së Kosovës parashtohet personalisht në zyrën gjendjes civile apo në misionin diplomatik apo konsullor të Republikës së Kosovës kërkesës duhet bashkangjitur këto dëshmi:
1. Dëshminë për posedimin e shtetësisë të ndonjë shteti
tjetër apo garancionin (provën) se kjo shtetësi do t'i ipet, e përktyher në njeren nga gjuhë zyrtare në
rks;
2. Ekstraktin e lindjes;
3. Kopje e dokumentit të
identifikimit valid;
4. Dëshminë nga Administrata Tatimore e Kosovës mbi përmbushjen e obligimeve financiare;
5. Dëshmi nga zyra komunale e tatimit në prone mbi përmbushjen e obligimeve tatimore;
6. Dëshminë nga qendra
komunale për punë sociale që I ka përmbushur të gjitha detyrimet financiare për
ushqim dhe mbajtje ndaj personave për të cilët është përgjegjës para ligjit:
7. Dëshmi të lëshuar nga Gjykata e Republikës së Kosovës se ai/ajo nuk është nën hetime apo i/e dënuar për vepra penale;
8. Dëshmi të lëshuar nga organi kompetent I shtetit të huaj, shtetas I të cilit është parashtruesi I kërkesës apo shteti në të cilin ai/ajo ka pasur vendbanimin e fundit jo më të
vjetër se 6 muaj, se ai nuk është nën hetime apo i/e dënuar për vepra penale, e përktyher
në njeren nga gjuhë zyrtare në rks.
9. Dëshminë nën betim që shtetasi që kërkon lirim nga shtetësia nuk është nëpunës civil, gjykatës. prokuror publik, pjesëtar I Policisë së
Kosovës, pjesëtar I Forcës së Sigurisë së Kosovës ose pjesëtar I Agjencisë së
Kosovës për Inteligjencë.
10. Afati I shqyrtimit të kërkesave për humbje të shtetësisë është 90 ditë
Kërkesa për humbjen e shtetësisë se Republikës se Kosovës me lirim nga shtetësia e te miturve parashtrohet përmes prindërve apo njërit prind dhe behet ne te njëjtën kërkese te parashtruar nga prindërit apo prindi ne Zyrën e Gjendjes Civile sipas vendbanimit (te fundit)te parashtruesit te kërkesës ne Republikën e Kosovës.
Kërkesës duhet bashkangjitur këto dëshmi:
1. Kërkesa për humbjen e Shtetësisë së Republikës së Rosovës;
2. Dëshminë për posedimin e shtetësisë të ndonjë shteti
tjetër apo garancionin (provën) se kjo shtetësi do t'I ipet, të përktyhera në njeren nga gjuhë zyrtare në rks;
3. Ekstrakti nga regjistri
qendror) të miturit;
4. Certifikatat nga
Regjistrat e gjendjes civile të prindërve;
5. Kopja e dokumentit të identifikimit të të miturit, nëse e posedon;
6. Kopjet e dokumentit të
identifikimit të të dy prindërve;
7. Deklaratën e pajtimit
me shkrim nga të dy prindërit e vërtetuar nga noteri;
8. Pajtimi I të miturit më
I vjetër se 14 vjet deri në 18 vjet.
Në rast se përkujdesjen ndaj fëmijës së mitur e ka njëri prind dëshmitë e përcaktuara në paragrafin 2 të këtij neni duhet të plotësohen vetëm nga prindi që e ka përkujdesjen e fëmijës së mitur. Në këtë rast kërkesës duhet t'i bashkëngjitet edhe dëshmia.
AFATI I SHQYRTIMIT TË KËRKESAVE PËR HUMBJE TË SHTETËSISË ËSHTË 90 DITË
Kërkesa për humbjen e shtetësisë se Republikës se Kosovës me lirim te fëmijës sipas nenit 7.2 te Ligjit për Shtetësinë e Kosovës (ne raste se te paktën një prind i fëmijës identifikohet para se fëmija te ketë mbushur moshën 7 vjeçare dhe prindi ne fjale nuk është shtetas i Republikës se Kosovës, me kërkesë te prindit fëmija e humb shtetësinë e Republikës se Kosovës me kushte qe me humbjen e shtetësisë se Republikës se Kosovës fëmija te mos mbetet pa shtetësi) behet nga prindërit apo njeri prind ne Zyrën e Gjendjes Civile sipas vendbanimit te fëmijës ne Republikën e Kosovës.
Kërkesës duhet ti bashkëngjiten dëshmitë si ne vijim:
Ne rastet kur parashtruesi i kërkesës i ka vendbanimin jashtë Republikës se Kosovës kërkesa mund ti parashtrohet perfaqsise me te afërt diplomatike ose konsullore te Republikës se Kosovës. Përfaqësia diplomatike ose konsullore ka për detyre qe kërkesën e parashtruar t’ja përcjelle MPB (Zyra për Shtetësi).
Me kërkese te shtetasit i cili kërkon lirim nga shtetësia e Kosovës, Komisioni për shtetësi i MPB-se mund ti lëshon shtetasit ne fjale një garancion me te cilen garantohet se shtetasi i plotëson kushtet për lirim nga shtetësia sipas Ligjit për Shtetësinë e Kosovës dhe do ti miratohet kërkese për lirim nga shtetësia, nëse shtetasi ne fjale praqet dëshmi për fitimin e shtetësisë se një shteti tjetër, përkatësisht paraqet garancionin e lëshuar nga organi kompetent i shtetit tjetër se do te fitoj shtetësinë e ati shteti, nëse lirohet nga shtetësia e Republikës se Kosovës.