Divizionit për Armë, Municion dhe Eksplozivë (DAME)

DAME, bën planifikimin, drejtimin, koordinimin dhe mbikëqyrjen e punës, në mënyrë të arritjes së qëllimeve lidhur me kontrollin e përdorimit të armëve, mjeteve shpërthyese dhe të përmirësoj rezultatet për sigurinë e qytetarëve të Kosovës, në zvogëlimin e rrezikut nga materiet eksplozive.
  • Menaxhon punën e përgjithshme të divizionit dhe ndihmon drejtorin në caktimin e objektivave dhe zhvillimin e planit të punës për përmbushjen e këtyre objektivave;
  • Menaxhon stafin e divizionit, dhe në bashkëpunim me drejtorin, organizon punën përmes ndarjes së detyrave tek të varurit, ofron udhëzime dhe monitoron punën e stafit për të ofruar produkte dhe shërbime cilësore;
  • Ndihmon drejtorin në vlerësimin e proceseve dhe procedurave të brendshme dhe rekomandon ndryshime / përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë së punës;
  • Menaxhon ofrimin e produkteve dhe shërbimeve në fushën e zbatimit të ligjit për armë dhe ligjit për përdorim civil të eksplozivëve, koordinon, mbikëqyr dhe raporton rregullisht për çdo leje të dalë nga divizioni, mbarëvajtjen e provimit profesional për armë, eksportin, transportin, importin e armëve, municionit, eksplozivëve dhe fishekzjarrëve;
  • Zhvillon dhe propozon politika në lidhje me fushën e armëve dhe eksplozivëve, monitoron dhe mbikëqyrë zbatimin e tyre përmes inspektimeve fillestare, të rregullta dhe rutinë, kryen hetimin e aksidenteve dhe incidenteve me armë dhe mjete shpërthyese;
  • Ekzaminon dhe ofron komente rreth projektligjeve dhe akteve nënligjore dhe koordinohet me Departamentin Ligjor për dizajnimin e rregulloreve rreth fushë-veprimtarisë së divizionit, siguron që divizioni vepron me efikasitet si një Organ për Njoftim me Eksplozivë (ONjE) për Kosovën, në përputhje me legjislacionin e BE-së;
  • Koordinon punën dhe bashkëpunon me menaxherët tjerë në institucion, kjo përfshin por nuk kufizohet në përgatitjen e planeve të punës dhe propozimet për buxhetin e divizionit, delegimin e detyrave te të punësuarit përkatës në pajtim me përshkrimin e tyre të punës dhe nevojat e departamentit, siguron bashkëpunim të duhur ndërmjet MPB-së, PK-së, KFOR-it dhe Institucionet e tjera relevante:
  • Bën vlerësimin e rregullt të stafit nën mbikëqyrje të tij/saj dhe përkrahë zhvillimin e tyre përmes trajnimit për kryerje të detyrave të tyre në përputhje me standardet e kërkuara.

Destan Mustafa,
Udhëheqës i Divizionit për Armë, Municion dhe Eksplozivë
Tel. zyrë: 03820019588
E-mail: destan.mustafa@rks-gov.net
Adresa: Rr. "Luan Haradinaj" p.n. Prishtinë


Dokumentet e divizionit: Ligje dhe Udhëzime Administrative që mbulojnë fushën e armëve, municionit dhe eksplozivëve:

  • Ligji Nr. 05/L-022 për Armë.
Udhëzimet Administrative në fuqi:
  1. UDHËZIM ADMINISTRATIV (MPB) NR. 03/2016 PËR LEJE PËR LËVIZJE ME ARMË;
  2. UDHËZIM ADMINISTRATIV (MPB) NR. 08/2016 PËR KUSHTET MINIMALE TEKNIKE PËR RUAJTJEN E ARMËS, PJESËVE TË ARMËS DHE MUNICIONIT;
  3. UDHËZIM ADMINISTRATIV (MPB) Nr. 09/2016 PËR KATALOGUN E LLOJEVE TË ARMËVE;
  4. UDHËZIM ADMINISTRATIV (MPB) NR. 09/2017 PËR ARMËT KOLEKSIONUESE;
  5. UDHËZIM ADMINISTRATIV (MPB) NR. 10/2016 PËR AFTËSIMIN TEORIK DHE PRAKTIK PËR ARMË, PROVIMIN PROFESIONAL, SI DHE VERIFIKIMIN E KUALIFIKIMIT TË INSTRUKTORËVE;
  6. UDHËZIM ADMINISTRATIV MPB NR. 04/2017 PËR PËRDORIMIN E ARMËVE DHE MUNICIONEVE TË KATEGORISË C8 PËR PASIVIZIM TË PËRKOHSHËM TË KAFSHËVE;
  7. UDHËZIM ADMINISTRATIV (MPB) NR. 05/2016 PËR THEMELIMIN E KOMISIONIT SHQYRTUES DHE KOMISIONIT PËR ANKESA;
  8. UDHËZIM ADMINISTRATIV NR. 10/2010 - MPB PËR KUSHTET MINIMALE TEKNIKE DHE TË SIGURISË QË DUHET TË PËRMBUSHEN NË OBJEKTET E POLIGONEVE CIVILE TË QITJES;
  9. UDHËZIM ADMINISTRATIV NR. 12/2010 - MPB LIDHUR ME KUSHTET MINIMALE TEKNIKE DHE TË SIGURISË SË OBJEKTEVE QË PËRDOREN PËR AFTËSIMIN PRAKTIK DHE TEORIK TË MANIPULIMIT ME ARMË;
  10. UDHËZIM ADMINISTRATIV NR. 14/2010 - MPB PËR ARMËT E FTOHTA;
  11. UDHËZIM ADMINISTRATIV NR. 24/2010 – MPB PËR PROCEDURAT E TRASHËGIMISË SË ARMËVE TË ZJARRIT DHE MUNICIONIT NË RAST TË VDEKJES SË PRONARIT TË ARMËS SË ZJARRIT;
  12. UDHËZIM ADMINISTRATIV NR. 25/2010 - MPB PËR GJURMIMIN E ARMËVE TË ZJARRIT, PJESËVE TË TYRE DHE MUNICIONIT;
  13. UDHËZIM ADMINISTRATIV NR. 26/2010 - MPB PËR SHËNJIMIN E ARMËVE TË ZJARRIT, PJESËVE TË TYRE DHE MUNICIONIT;
  14. UDHËZIM ADMINISTRATIV NR. 27/2010 - MPB PËR MËNYRËN E TRANSFERIMIT TË ARMËVE TË ZJARRIT, PJESËVE TË TYRE DHE MUNICIONIT PËRTEJ KUFIRIT SHTETËROR;
  15. RREGULLORE NR. 04/2012 PËR ARMËMBAJTJE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS;
  • LIGJI NR. 05/L-134 PËR LEGALIZIMIN DHE DORËZIMIN E ARMËVE, MUNICIONIT DHE MJETEVE EKSPLOZIVE.
Udhëzimet Administrative në fuqi:
  1. UDHËZIM ADMINISTRATIV (MPB) NR. 09/2018 PËR LEGALIZIMIN E ARMËVE;
  • LIGJI Nr. 03/L-246 PËR PAJISJE ME ARMË, MUNICION DHE PAJISJE PËRKATËSE TË SIGURISË PËR INSTITUCIONET E AUTORIZUARA SHTETËRORE PËR SIGURI;
  • LIGJI Nr. 05/L-017 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 03/L-246 PËR PAJISJE ME ARMË, MUNICION DHE PAJISJE PËRKATËSE TË SIGURISË PËR INSTITUCIONET E AUTORIZUARA SHTETËRORE PËR SIGURI.
Udhëzimet Administrative në fuqi:
  1. UDHËZIM ADMINISTRATIV (MPB) NR. 04/2016 PËR LISTËN E AUTORIZUAR TË PAJISJEVE PËR QËLLIME TË VEÇANTA PËR INSTITUCIONET SHTETËRORE TË SIGURISË;
  2. UDHËZIM ADMINISTRATIV (MPB) NR. 04/2016 PËR LEJEN E EKSPORTIT TË PËRKOHSHËM.
  • LIGJI Nr. 04/L-022 PËR PËRDORIM CIVIL TË EKSPLOZIVËVE.

Udhëzimet Administrative në fuqi:

  1. UDHËZIM ADMINISTRATIV NR. 04/2013 -MPB PËR KRITERET DHE PROCEDURAT E LICENCAVE DHE LEJEVE;
  2. UDHËZIM ADMINISTRATIV NR. 06/2013-MPB PËR BASHKËPUNIM ME ORGANIZATA KOMBËTARE DHE NDËRKOMBËTARE;
  3. UDHËZIM ADMINISTRATIV NR. 08/2013 - MPB PËR EDUKIMIN, KRITERET E KUALIFIKIMIT PROFESIONAL DHE PROGRAMET PËR TRAJNIME PROFESIONALE;
  4. UDHËZIM ADMINISTRATIV NR. 14/2013 PËR PIKAT E SHITJES ME PAKICË TË MJETEVE PIROTEKNIKE DHE FISHEKZJARRËVE;
  5. UDHËZIM ADMINISTRATIV NR. 07/2013 - MPB PËR KLASIFIKIMIN E RREZIKSHMËRISË I KB-SË DHE GRUPET E PËRSHTATSHMËRISË;
  6. UDHËZIM ADMINISTRATIV NR.15/2014 PËR PROVIMIN PROFESIONAL PËR INSPEKTORË, EMËRIMI I TYRE DHE MANUALI I INSPEKTORËVE;
  7. UDHËZIM ADMINISTRATIV NR. 13/2014 PËR DEPONIMIN E AMONIUMIT DHE PLEHRAVE TË TJERË;
  8. UDHËZIM ADMINISTRATIV NR. 14/2014 PËR MASAT E POSAÇME TË SIGURISË GJATË TRANSPORTIMIT TË EKSPLOZIVËVE DHE FISHEKZJARRËVE TË LEJUAR;
  9. UDHËZIM ADMINISTRATIV NR. 12 /2014 PËR KRITERET E SIGURISË SHTESË PËR EKSPLOZIVË;
  10. UDHËZIM ADMINISTRATIV NR. 14/2015 PËR HETIMIN E AKSIDENTEVE ME EKSPLOZIVË DHE PRODUKTE PIROTEKNIKE;
  11. UDHËZIM ADMINISTRATIV NR. 12/2015 PËR PROCEDURAT DHE FORMAT E VENDOSJES NË TREG TË EKSPLOZIVËVE DHE PRODUKTEVE PIROTEKNIKE, KRITERET PËR SHËNJIMIN CE DHE SHËNIMI I PAKOVE.