U mbajt dialogu i radhës mes Kosovës, Zvicrës dhe Lihtershtejnit në fushën e migrimit

Prishtinë

Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës ka mbajtur dialogun e radhës në fushën e migrimit në mes Kosovës, Zvicrës dhe Lihtershtejnit.

Në emër të delegacionit të Republikës së Kosovës, këtë dialog e udhëhoqi Sekretarja e Përgjithshme e Punëve të Brendshme, z. Fahrije Ternava-Sheremeti, ndërsa delegacioni i Zvicrës, u udhëheq nga kryetarja e delegacionit, znj. Cristina Probst-Lopez.

Me këtë rast, Sekretarja e Përgjithshme e MPB-së, znj. Farije Ternava-Sheremeti, theksoi se Republika e Kosovës ka bërë përparim të dukshëm në fushën e migrimit vitet e fundit, duke konsoliduar kornizën ligjore e strategjike, duke përmirësuar kapacitetet institucionale dhe duke ndërtuar sisteme të avancuara për menaxhimin dhe analizën e migrimit. 

“Sot, e them me shumë siguri se migrimi  në Kosovë po ndryshon. Nga një vend kryesisht i origjinës, po shndërrohemi gradualisht në një vend destinacioni për punëtorë të huaj. Ky ndryshim sigurisht që  kërkon një qasje të re, të koordinuar, të bazuar në të dhëna dhe të përqendruar në të gjithë ciklin e migrimit, marrëveshjen për mobilitet në punë, deri te mbrojtja e të drejtave të migrantëve dhe angazhimi i diasporës”, theksoi Ternava-Sheremeti.

Gjatë këtij dialogu, Sekretarja e Përgjithshme e MPB-së, vuri në dukje se përkundër arritjeve që janë bërë, sfidë mbetet nevoja  për forcim të mëtejshëm institucional, ndërlidhje të sistemeve dhe angazhim më të gjerë të gjithë shoqërisë. Për këtë arsye, MPB së bashku me institucionet e tjera relevante kanë  nisur procesin për hartimin e Strategjisë së re për Migracionin 2026–2030, e cila do të hartohet mbi arritjet aktuale dhe do të orientohet drejt një qeverisjeje moderne gjithëpërfshirëse dhe zhvillimore të migrimit.

Në këtë takim theks i veçantë iu vu është mbështetjes së pakursyer  të  qeverisë zvicerane në këtë rrugëtim dhe për këtë, delegacioni i Kosovës e falënderoi delegacionin  zviceran për gjithë mbështetjen.

Në kuadër të këtij dialogu u diskutuan disa nga sfidat  me lëvizjet e ndryshe të migratëve që po përballën pothuajse të gjitha shtetet e BE-së. Ndërsa në kuadër të arritjeve të Republikës së Kosovës në këtë fushë, u vunë në dukje zbatimi i aktiviteteve që dalin nga Strategjia dhe Plani i Veprimit për Migracionin 2021-2025, adresimi i nevojave të fëmijëve migrantë të pashoqëruar dhe grupeve të cenueshme,  rritja e kapaciteteve të akomodimit etj.



Skedarët për shkarkim