Zëvendësministri Gashani mori pjesë në Kongresin Botëror të Sigurisë së Kufirit që u mbajt në Madrid

Prishtinë

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Blerim Gashani, njëherit Koordinator Kombëtar për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, së bashku me një delegacion të lartë nga Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës, kanë marr pjesë në Kongresin Botëror të Sigurisë së Kufirit, që u mbajt në kryeqytetin e Spanjës, Madrid.

Në kuadër të këtij kongresi u prezantuan trendët e fundit të menaxhimit të kufijve, me fokus përpjekjet që janë duke u bërë në lehtësime të kalimeve dhe forcimin e sigurisë gjatë këtyre kontrolleve, si dhe koordinimin ndemjet shteteve të BE-së, sa i përket parandalimit të kontrabandës.

 Në margjina të këtij kongresi, delegacioni i Kosovës ka pasur takime e komunikime me përfaqësues të lartë të BE-së dhe vendeve të kontinenteve tjera për kufijtë, si dhe janë vënë kontakte të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit dhe intensifikimit të komunikimit me shtetet tjera.

Në këtë kongres, delegacioni i Kosovës ka prezantuar modelin për  Njësinë e Informacionit të Pasagjerëve. Kjo njësi vepron brenda Qendrës Kombëtare të Menaxhimit të Kufirit dhe ndihmon luftën globale kundër terrorizmit dhe krimeve të tjera që rrezikojnë shoqëritë e vendet e globit.