
Po bëhen përgatitjet finale për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
Prishtinë
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut Pançe Toshkovski dhe Zëvëndëskryeministri i Parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut Izet Mexhiti vizituan pikën kufitare Han i Elezit – Bllacë.
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, Ministri i Punëve të Brendshme të
Republikës së Maqedonisë së Veriut Pançe Toshkovski dhe Zëvëndëskryeministri i
Parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut Izet Mexhiti u takuan sot në pikën
kufitare në Bllacë, për të parë përgatitjet finale teknike dhe operative për
implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar mes dy shteteve.
Sistemi i kontrollit të përbashkët kufitar apo siç njihet modeli One Stop Shop
do të thjeshtojë procedurat e kalimit kufitar dhe do të ndikojë në reduktimin e
pritjeve kufitare të qytetarëve të dy vendeve.
.
Teksa së shpejti pritet të fillojë implementimi i kontrollit të përbashkët kufitar. Ky hap përafron edhe më shumë shtetet tona dhe rikonfirmon forcimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve.