Ministri Sveçla priti në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, z. Manuel Sarrazin

Prishtinë

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla priti sot në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, z. Manuel Sarrazin.

Në këtë takim ministri Sveçla falënderoi z. Sarrazin për angazhimin e tij të vazhdueshëm në avancimin e bashkëpunimit rajonal si dhe për arritjet e Procesit të Berlinit që sivjet shënoi 10 vjetorin e tij.

Ministri Sveçla dhe z. Sarrazin diskutuan përveç situatës së sigurisë edhe për ecurinë e zbatimit të vendimit për masën e kontrollit manual të sigurisë të mallërave nga Serbia që hyjnë përmes pikës kufitare në Merdarë.

Me këtë rast, Ministri Sveçla vlerësoi punën profesionale të zyrtarëve tanë që garanton siguri për vendin tonë dhe theksoi se funksionalizimi sa më i shpejtë i skanerëve “X” në pikat kufitare, përveç që garanton siguri sa i përket transportimit të mallërave, do të lehtësojë punën e zyrtarëve tanë dhe do të zvogëlojë pritjet kufitare.