U mbajt takimi i Bordit të Përbashkët i Projektit
Prishtinë
Ministria e Punëve të Brendshme mbajti takimi e Bordit të Përbashkët të Projektit, “Qasja e Integruar Institucionale dhe Forcimi i Bashkëpunimit Ndërkufitar për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta (Faza I), mes delegacioneve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.
Delegacionet u kryesuan nga zëvendësministri i Ministrisë së Punëve Brendshme, z. Blerim Gashani dhe zëvendësministri i Ministrisë së Brendshme, z. Besfort Lamallari, njëkohësisht koordinatorë të komisioneve përkatëse për zbatimin e Udhërrëfyesit Rajonal të AVLE.
Gjatë këtij takimi u diskutua për rezultatet e arritura deri më tani, si dhe sfidat dhe hapat e mëtutjeshëm në qëllimin e reduktimit të keqpërdorimit të AVLE-ve në përgjithësi tek të dy shtetet si dhe bashkëpunimin reciprok në këtë fushë.
Të dy zëvendësministrat e vlerësuan lartë punën e deritanishme në këtë projekt dhe shprehën mbështetjen e tyre për projektin dhe zgjerimin e tij edhe më tutje në këtë drejtim. Ky projekt po mbështet nga qeveria e Gjermanisë , Suedisë , Holandës , Francës , Mbretërisë së Bashkuar, Norvegjisë dhe Bashkimit Evropian.
Takimi u organizuar nga UNDP-Kosovë.