Ministri Sveçla priti në takim Shefin e Misionit të UNHCR në Kosovë, z. Arjun Shrestha

Prishtinë

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim Shefin e Misionit të UNHCR OCM, z. Arjun Shrestha.

Ministri Sveçla dhe z. Shrestha biseduan për projektet e përbashkëta që kanë Ministria e Punëve të Brendshme dhe misioni i UNHCR, me ç ‘rast ministri Sveçla shfrytëzoi rastin të falënderojë z. Shrestha dhe stafin e UNHCR për mbështetjen e vazhdueshme për proceset që udhëheq MPB.

Gjatë këtij takimi z. Shrestha shprehu mirënjohjen e tij për MPB-në dhe stafin e saj për bashkëpunimin e ngushtë me UNHCR, duke vlerësuar kështu që Republika e Kosovës është shembull në të gjitha sferat sa i përket aspektit të trajtimit dhe mbështetjes ndaj personave që janë të detyruar të shpërngulen si dhe atyre pa shtetësi. 

Ministri Sveçla ritheksoi përkushtimin për bashkëpunim të plotë me UNHCR, në mënyrë që të gjithë personat e shpërngulur apo ata pa shtetësi që e shohin Republikën e Kosovës si vend të sigurt e prosperues për ta, të trajtohen dinjitetshëm në vendin tonë.