Fillojnë aktivitetet në shënimin e 25 vjetorit të Policisë së Kosovës

Prishtinë

Me rastin e 25 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha ju bashkuan sot fëmijëve në aktivitetet festive me rastin e përvjetorit jubilar.

Fëmijë të të gjitha moshave dhe pa dallim, zhvilluan sot aktivitete të ndryshme kulturore e sportive bashkë me pjesëtarë të Policisë së Kosovës për të festuar 25 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës.

Në fjalën e tyre të rastit, Kryeministri Kurti, Ministri Sveçla dhe Drejtori Hoxha shprehën përkushtimin për angazhim të mëtejmë në krijimin e një ambienti të sigurtë e prosperues për të ardhmen e fëmijëve tanë. Gjatë këtyre aktiviteteve, fëmijëve i’u prezantuan edhe shkathtësitë dhe kapacitetet e disa Njësive Speciale të Policisë së Kosovës.

Nga sot deri me 6 shtator, Policia e Kosovës do të zhvillojë aktivitete të ndryshme në shënim të 25 vjetorit të themelimit të saj.