U mbajt takimi i radhës i Këshillit të Ministrave për Reformën në Administratën Publike

Prishtinë

Sot është  mbajtur takimi i radhës i Këshillit të Ministrave për Reformën e Administratës Publike (KMRAP) i cili është mekanizmi kyç institucional për të siguruar zbatimin e reformave të administratës publike.

Zëvendësministri Bardhyl Dobra, i cili e udhëhoqi takimin e Këshillit të Ministrave për RAP-in, theksoi se ashtu siç është paraparë në programin qeverisës, reforma e administratës publike mbetet prioritet kyç i Qeverisë së Kosovës, që synon ndryshimin rrënjësor të cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve për krijimin e një administratë moderne dhe të aftë për përmbylljen e suksesshme të integrimit të Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian.

Me këtë rast, palët raportuan për zbatimin e dokumenteve strategjike duke përfshirë:

- Planin e Veprimit 2022-2024 për zbatimin e Strategjisë për Reformën e Administratës Publike 2022-2027; dhe

- Planin e Veprimit 2022-2024 për zbatimin e Strategjisë për Menaxhimin e Financave Publike 2022-2026.

Raportet e mësipërme u miratuan në mënyrë unanime nga KMRAP.

Në fund të takimit pjesëmarrësit u zotuan se Qeveria mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin e ngushtë për të siguruar një funksionim të mirëfilltë dhe të qëndrueshëm të administratës publike përmes zhvillimit, zbatimit dhe rishikimit efektiv të politikave të qeverisë.