Ministri Sveçla priti në takim Ambasadorin e Italisë në Republikën e Kosovës Antonello De Riu

Pristina

Ministri i Punëve të Brendshme, Z. Xhelal Sveçla, priti në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, i cili ishte i shoqëruar nga Atasheu Policor Silvio Esposito.

Ministri Sveçla dhe Ambasadori De Riu biseduan për angazhimet aktuale të Ministrisë së Punëve të Brendshme, situatën e sigurisë si dhe fuqizimin e bashkëpunimit bilateral i cili do të konkretizohet në vizitën e Ministrit Sveçla në Itali që do të ketë në ditët në vijim.

Me Ambasadorin De Riu dhe Atasheun Policor Esposito, Ministri Sveçla diskutoi edhe mbi ecurinë e bashkëpunimit policor dhe për mundësitë e avancimit të këtij bashkëpunimi.

 Ministria e Punëve të Brendshme dhe agjencitë e saj mbeten pjesë bashkëpunuese dhe pro aktive me autoritetet italiane dhe është gjithmonë mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve në zbatim të mandatit të saj


Skedarët për shkarkim