Ministri Sveçla priti në takim kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës
Prishtinë
Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla ka pritur në takim, z. Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës.
Z. Mustafa uroi Ministrin Sveçla për marrjen e detyrës, si dhe shprehu vullnetin për forcimin e bashkëpunimit dhe intensifikimin e komunikimit mes tyre.
Ministri Sveçla e falënderoi kryetarin z. Mustafa për urimet dhe ritheksoi përkushtimin e tij për forcimin e bashkëpunimit në të ardhmen, me qëllim të adresimit të nevojave të shqiptarëve atje, sidomos për një pjesë të qytetarëve të kësaj ane që jetojnë në Kosovë.
Gjithashtu në takim, Ministri Sveçla theksoi se roli i MPB-së do të jetë në funksion të shërbimit sa më të mirë të qytetarëve të kësaj ane dhe se është i përkushtuar për vazhdimin e bashkëpunimit me përfaqësues të shqiptarëve, me qëllim që të ngritën çështjet që ua lehtësojnë jetën qytetarëve atje.