Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla pranon zyrtarisht detyrën
Prishtinë
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës nga z. Bajram Gecaj, ish-shef i kabinetit të ish-ministrit Veliu, tek ministri, z. Xhelal Sveçla.
Ministri i Punëve të Brendshme, z. Sveçla është njoftuar me sfidat e mëdha në fushën e sigurisë dhe ai u zotua se do të punojë ngushtë me të gjithë në adresimin e tyre në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.