Njoftim për media

Prishtinë

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Yildiray Bayram ndau mirënjohje ish-koordinatorit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim të Kufirit (QKMK), për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në këtë Qendër.

Me këtë rast, zëvendësministri Bayram vizitoi QKMK-në ndau mirënjohje për z. Samir Krasniqin i cili e udhëhoqi dhe menaxhoi për shtatë vite në mënyrë të shkëlqyer QKMK-në në pozitën e Koordinatorit.

Njëherazi ia uroi pozitën e re si zëvendës- Koordinator i kësaj Qendre. Zëvendësministri Bayram theksoi se falë udhëheqjes dhe menaxhimit të shkëlqyer të QKMK-së,  sot merret model në shtetet e Ballkanit dhe është kontribuuese në sigurinë kufitare në parandalimin dhe luftimin e krimeve ndër kufitare dhe lehtësimin e tregtisë për të krijuar një menaxhim efektiv, efikas dhe të koordinuar të kufirit, në mënyrë që të arrihet objektivi i kufijve të hapur, por të kontrolluar mirë dhe të sigurt. Në këtë ceremoni mori pjesë edhe përfaqësuesi i autoritetit nga Dogana z. Bajram Rexha.


Skedarët për shkarkim