Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, në vizitën e tij zyrtare në Republikën e Shqipërisë, u takua me homologun e tij, Ministrin z. Taulant Balla.

Prishtinë

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, gjatë vizitës së tij zyrtare në Republikën e Shqipërisë, zhvilloi takim me homologun e tij, Ministrin z. Taulant Balla. Të dy ministrat, Sveçla dhe Balla, të shoqëruar nga drejtorët e Policisë së dyja vendeve, kanë diskutuar për sfidat dhe sukseset e përbashkëta, si dhe për përkushtimin në zgjerimin e bashkëpunimit që synon siguri për vendet dhe qytetarët e të dyja vendeve.

 

Qëllimet janë të njëjta, ashtu siç u shprehën ata. Vullneti është i madh dhe ata po bashkëpunojnë intensivisht për të qenë garanci e sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e të dyja vendeve.