Komunikatë për media

Prishtinë

Ministri i Punëve të Brendshme, z.Xhelal Sveçla, me ftesë të homologut i tij në Qeverinë e Republikës së Shqipërisë,z.Taulant Balla, mori pjesë në një vizitë zyrtare në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite, ata u pajtuan që Policisë së Kosovës t'i bashkohet Taskforcës së Përbashkët të Migracionit. Ky bashkëpunim do të realizohet nëpërmjet koordinimit të autoriteteve ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.


Ministri Svela, në këtë takim, ka shprehur gatishmërinë e plotë të Republikës së Kosovës për të bashkuar forcat në Taskforcë të Përbashkët të Migracionit. Qëllimi i kësaj nisme është koordinimi i veprimeve në kontrollin e migracionit, ndërtimi i baza të të dhënave dhe zhvillimi i hetimeve të perbashkëta për të reduktuar lëvizjet e paligjshme dhe krimin e organizuar në këtë fushë.


Në takimin të Përbashkët Mbikqyrës, përfaqësuesit e delegacioneve kanë prezantuar arritjet e deritanishme të Taskforcës dhe planifikimet për të ardhmen në luftën kundër kësaj veprimtarie ilegale. Ministri Sveçla ka shprehur gatishmërinë e plotë për bashkëpunim dhe koordinim të veprimeve të institucioneve të Kosovës me ato të Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në këtë drejtim.

 


Skedarët për shkarkim