Komunikatë për media

Prishtinë

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla përmes një adresimi ka uruar festën e  8 marsit. Me këtë rast ministri Sveçla  ka vënë në dukje se 8 Marsi është data që na e përkujton përpjekjen e pareshtur për barazi e drejtësi. 8 Marsi është thirrje për bashkëveprim të pandalshëm që çdo vajzë e çdo grua të jetojë me dinjtet, e barabartë, e sigurtë dhe e mbrojtur.

“Rezistenca dhe kontributi i vajzave dhe grave në historinë e popullit tonë mbetet shembulli më i mirë që secili prej nesh kemi para vetes”, ka theksuar Sveçla.

Ai ka theksuar se si Ministri e Punëve të Brendshme, jo vetëm sot por çdo ditë, po punohet që secila grua të jetojë e veprojë e sigurtë në vendin tonë, ashtu që edhe secili vrasës mizor i vajzave e grave të sillet me shpejtësi para drejtësisë e të marrë dënimin e merituar.

“Duke njohur pabarazinë që ka rënduar ndër vite ndaj vajzave dhe grave në punësim, synim i punës sonë mbetet të ngrisim të gjithë mekanizmat që të garantojmë pjesëmarrje të grave dhe vajzave brenda sektorit publik”, thekson në vijim të adresimit ministri Sveçla

Ministri  i Brendshëm  ka theksuar se sektorit të sigurisë i nevojiten edhe më shumë gra dhe vajza dhe kjo përbën prioritetin tonë. Vajzat dhe gratë që janë çdo ditë në uniformë kanë dëshmuar se shërbimi për qytetarët e për Republikën nuk ka gjini.

Ministri Sveçla  tha se në këtë ditë të shënuar të 8 Marsit, shpreh mirënjohjen time të thellë për secilën vajzë e secilën grua që ka thyer çdo barrierë para saj. Para vetes kemi shumë sfida të cilat bashkëpunimi e bashkëveprimi si institucione e si shoqëri i tejkalon.

Gëzuar sot dhe çdo ditë, nuk do të reshtim së punuari për barazi e drejtësi, mirëqenie e siguri.