UNDP do të dhurojë pajisje të specializuara për Agjencinë e Kosovës për Forenzikë

Prishtinë

Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës, respektivisht Agjencia e Kosovës për Forenzike dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, do të organizojnë ceremoninë zyrtare të pranim-dorëzimit të pajisjeve të specializuara, që do të shërbejnë në avancimin e ekzaminimeve forenzike dhe balistike.

Ngjarja do të zhvillohet nesër, me 12 shtator 2023, në hapësirat e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë (Zona Industriale, rruga: 12 Qershori no.101, 10000, Prishtinë, Kosovë), duke filluar në ora 10:00.

Ftohen mediat të marrin pjesë!