
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Bardhyl Dobra , u prit në takim nga ministri i Drejtësisë dhe i Administratës Publike të Kroacisë, z. Ivan Malenica
Prishtinë
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Bardhyl Dobra cili po qëndron në vizitë zyrtare në Kroaci së bashku me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Kroaci, z. Martin Berishaj, u pritën në takim nga ministri i Drejtësisë dhe i Administratës Publike të Kroacisë, z. Ivan Malenica. Në këtë takimi u konfirmuan marrëdhëniet miqësore dhe strategjike të të dyja shteteve, po ashtu u shqyrtuan perspektiva të reja bashkëpunimi në fushën e reformave të administratës publike.
Zëvendësministri z. Dobra tha se gjatë këtij takimi u diskutua për mundësit e këmbimeve të ekspertëve dhe përvojave në çështje specifike. Konkretisht, partnerët tanë kroat do ndajnë përvojën e tyre rreth zbatimit të ligjit për procedurë të përgjithshme administrative dhe reduktimit të barrës administrative, ndërsa ne mund të ndajmë përvojën tonë me ligjin për zyrtarët publikë dhe atë të pagave në sektorin publik.
Gjatë kësaj vizite zëvendësministri z. Dobra u takua me drejtorin e Shkollës kombëtare të Administratës Publike, z. Rudolf Vujević. Në këtë takimi z. Dobra tha se u diskutua për shkëmbimin e përvojave rreth proceseve të reformimit të institucionit përkatës për edukim dhe trajnim të shërbyesve civil të vendeve tona, si dhe u diskutua për mundësit afatgjate për të siguruar administratë dhe shërbime publike cilësore dhe të qëndrueshme për qytetarët tanë.