
Zëvendësministri Bardhyl Dobra priti në takim të ngarkuarin me punë të Republikës së Japonisë në Kosovë Yamanaka Keisuke
Prishtinë
Zëvendësministri i ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Bardhyl Dobra, priti në takim Ambasadorin e Republikës së Japonisë, z. Yamanaka Keisuke me të cilin diskutuan për reformat aktuale nëpër të cilat po kalon administrata publike në Kosovë. Gjatë takimit poashtu u diskutua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve, me theks të veçantë në administratën publike.
Zëvendësministri Dobra falënderoj ambasadorin Keisuke për vizitën dhe e falënderoi për mbështetjen e deritanishme në të gjitha sferat që ka dhënë shteti japonez për Kosovën.
Ambasadori Keisuke falenderoi zëvendësministrin Dobra për pritjen dhe theksoi që Japonia do vazhdojë të mbështesë Kosovën në iniciativat për reformat në vend.