
Zëvendësministri Bardhyl Dobra priti në takim Ambasadorin e Republikës Hungarisë në Kosovë, z. Jozsef Bencze
Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Bardhyl Dobra priti në takim Ambasadorin e Republikës së Hungarisë, z. Jozsef Bencze.
Në këtë takim u diskutua për shumë tema por me theks të veçantë u diskutua për rëndësinë që ka zhvillimi i administratës publike për funksionimin e një vendi.
Po ashtu në këtë takim u diskutuan edhe reformat e ndërmarra nga qeveria jonë si dhe planet për të ardhmen në fushën e administratës publike.
Zëvendësministri Dobra falënderoi z. Bencze për vizitën dhe e përshëndeti mbështetjen e deritanishme nga shteti i Hungarisë.
Ndërsa ambasadori Bancze falënderoi zëvendësministrin Dobra për pritjen dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit mes Hungarisë dhe Kosovës.