Ministri i Punëve të Brendshme pret në takim një delegacion amerikan për të diskutuar mbi procesin e strehimit të qytetarëve afganë
Prishtinë
Ministri i Punëve të Brendshme z. Xhelal Sveçla ka pritur në takim një delegacion të prirë nga z. David Johnson, Ambasador dhe Negociator Special per Çështjet e Zhvendosjes, z. Jeffrey Hovenier Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Zt. Steven Naplan, zv. Negociator Special për Çështjet e Zhvendosjes dhe Z. Kyle Hatcher, Koordinator per Refugjatet në Ambasadën Amerikane në Kosovë.
Në këtë takim u diskutua mbi ecurinë e procesit të pranimit dhe strehimit të shtetasve afganë në kuadër të 1 vjetorit të fillimit të këtij procesi.
Republika e Kosovës deri më tash ka zhvilluar me sukses këtë operacion falë angazhimit të përbashkët me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n, si aleatët tanë kryesorë jo vetëm në këtë proces por edhe në ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit tonë.
Ministri Sveçla falënderoj delegacionin dhe ritheksoi gatishmërinë për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në realizimin e qëllimeve të përbashkëta.