Republika e Kosovës zgjidhet anëtare e bordit menaxhues të IASIA

Prishtinë

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Bardhyl Dobra, ka marr pjesë në konferencën vjetore të International Association of Schools and Institutes of Administration - IASIA, e cila është mbajtur në Mbretërinë e Marokut, nën patronazhin e lartë të lartmadhërisë së tij, Mbretit Mohammed VI.

Gjatë ditës së djeshme, Republika e Kosovës u përzgjodh, përmes një procesi zgjedhor anonim, anëtare e bordit menaxhues të IASIA - rrjetit më të madh në botë për edukim dhe trajnim në fushën e administratës publike.

Më këtë rast, është përzgjedhur që zëvendësministri Dobra, si i nominuar i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Institutit të Kosovës për Administratë Publike, të përfaqësojë Republikën e Kosovës në këtë bord, si dhe të angazhohet për reformë në administratën publike dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Në këtë konferencë kanë marr pjesë mbi 400 pjesëmarrës nga shumë vende të botës.