Ministri Sveçla priti në takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin Gerard McGurk
Prishtinë
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti sot në takim Shefin e Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, Ambasadorin Gerard McGurk.
Gjatë takimit, Ministri Sveçla e njoftoi Ambasadorin McGurk lidhur me prioritetet dhe angazhimet institucionale në fushën e sigurisë publike, me theks të veçantë në luftimin e krimit të organizuar, trafikimit të narkotikëve dhe formave të tjera të trafikimit.
Ministri Sveçla shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së ndaj Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke theksuar rëndësinë e thellimit dhe intensifikimit të bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.