Kosova shprehë përkushtimin për bashkëpunim rajonal në fushën e migracionit në kuadër të Procesit të Pragës

Prishtinë

Një delegacion i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, i udhëhequr nga znj. Jeta Tela Shema, shefe e kabinetit të Ministrit, mori pjesë në takimin e Zyrtarëve të Lartë të Procesit të Pragës, të mbajtur më 10–11 nëntor 2026, në Pragë të Republikës së Çekisë. Ky takim i paraprin Konferencës së Pestë Ministrore të Procesit të Pragës, e cila do të mbahet në Vilnius të Lituanisë.

Gjatë takimit, delegacioni i Ministrisë së Punëve të Brendshme prezantoi arritjet e Republikës së Kosovës në avancimet që janë bërë në fushën e migracionit, duke e vënë theksin në  forcimin e koordinimit ndërinstitucional përmes Autoritetit Qeveritar për Migracion, funksionalizimin e Sistemit të Identifikimit Biometrik në pikat kufitare, avancimin e kapaciteteve për pritjen dhe mbrojtjen e migrantëve, si dhe zhvillimin e Sistemit të Integruar për Menaxhimin e Informatave për Migracionit.

Kosova konfirmon  mbështetjen për Planin e Veprimit 2028–2032, duke shprehur gatishmërinë për të kontribuar aktivisht në zbatimin e prioriteteve të përbashkëta.

Pjesëmarrja e Kosovës në këtë takim dëshmon përkushtimin e saj për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar, avancimin e politikave të bazuara në të dhëna dhe kontributin aktiv në zhvillimin e Procesit të Pragës.


Skedarët për shkarkim