U mbajt takimi i grupit punues për hartimin e strategjisë së re kundër Trafikimit me Njerëz
Prishtinë
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi i parë i Grupit Punues për hartimin e Strategjisë së re kundër Trafikimit me Njerëz 2026-2030, si dhe Planit të Veprimit 2026-2028.
Në këtë takim u prezantuan të arriturat dhe vlerësimi i strategjisë paraprake, të cilat, në bazë edhe të vlerësimeve aktuale dhe sfidave që kanë dalë në këtë fushë, do të shërbejnë si pikënisje për hartimin e strategjisë së re.
Strategjia e re do të synojë forcimin e parandalimit, luftimit të trafikimit dhe mbrojtjes së viktimave, në përputhje me prioritetet e Bashkimit Evropian dhe zhvillimet e fundit në këtë fushë, përfshirë rekomandimet nga Raporti i Vendit, raporti i Departamentit të Shtetit Amerikan dhe raportet e tjera ndërkombëtare.
Në këtë fazë të hershme të hartimit, anëtarët e Grupit Punues u dakorduan që të kontribuojnë bashkërisht, në bashkëpunim edhe me partnerët, për të pasur një strategji që u përgjigjet sfidave dhe nevojave aktuale.