U mbajt punëtoria me nxënësit e disa shkollave të mesme të Gjilanit në kuadër të fushatës “Festo me Zemër, Jo me Armë”

Prishtinë

Në kuadër të fushatës vetëdijesuese “Festo me Zemër, Jo me Armë”, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), me mbështetjen e UNDP SEESAC, organizoi një punëtori interaktive me nxënësit e katër shkollave të mesme të Komunës së Gjilanit.

Aktiviteti kishte për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të të rinjve për rreziqet dhe pasojat e përdorimit të armëve të zjarrit gjatë festimeve dhe ahengjeve familjare, si dhe keqpërdorimit të fishekzjarreve dhe mjeteve të tjera piroteknike, veçanërisht gjatë festave të fundvitit. Përmes diskutimeve të hapura dhe angazhimit aktiv të nxënësve, u theksua rëndësia e festimeve të sigurta, sjelljes së përgjegjshme dhe rolit të të rinjve në promovimin e një kulture të sigurisë në familje, shkollë, bashkësi dhe rëndësinë e raportimit të dukurive negative.

Gjatë punëtorisë u trajtuan edhe çështje të tjera me rëndësi për sigurinë dhe mirëqenien e të rinjve, përfshirë parandalimin e dhunës në shkolla, posedimin dhe përdorimin e armëve dhe mjeteve të ftohta, parandalimin e radikalizmit dhe delikuencës së të miturve. Diskutimet u përqendruan në identifikimin e rreziqeve, pasojat që sjellin sjelljet e dhunshme dhe rëndësinë e ndërhyrjes së hershme për parandalimin e incidenteve që mund të cenojnë sigurinë e nxënësve dhe të anëtarëve të bashkësisë. Një vëmendje e veçantë iu kushtua përgjegjësisë individuale dhe kolektive, bashkëpunimit ndërmjet shkollave, familjeve dhe institucioneve të sigurisë, si dhe fuqizimit të të rinjve si promovues të paqes, tolerancës dhe sigurisë publike.

Përmes prezantimeve dhe propozimeve të tyre, nxënësit identifikuan mënyra kreative për të përcjellë mesazhe të fuqishme kundër përdorimit të armëve të zjarrit gjatë ahengjeve familjare dhe kundër keqpërdorimit të fishekzjarreve dhe mjeteve piroteknike gjatë festave të fundvitit. Idetë e tyre theksuan rëndësinë e komunikimit përmes rrjeteve sociale, aktiviteteve shkollore dhe përfshirjes së bashkëmoshatarëve, duke dëshmuar potencialin e të rinjve për të kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin e iniciativave që synojnë ndryshimin e sjelljeve dhe parandalimin e incidenteve me pasoja të rënda.

Kjo punëtori përfaqëson një kontribut të rëndësishëm në vazhdimësinë e fushatës “Festo me Zemër, Jo me Armë”, duke forcuar përfshirjen e të rinjve në përpjekjet institucionale për parandalimin e përdorimit të papërgjegjshëm të armëve të zjarrit dhe mjeteve piroteknike. Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon të promovojë qasje parandaluese dhe gjithëpërfshirëse