Ministria e Punëve të Brendshme mirëpret publikimin e Raportit të Komisionit Evropian për Kosovën 2026

Prishtinë

Raporti i  Komisionit Evropian për Kosovën 2026,  që u publikua  dje më  4 nëntor konfirmon progresin e arritur në fushat që janë në përgjegjësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe agjencive të saj.

Ndër të arriturat kryesore, Raporti veçon forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar policor përmes zgjerimit të bashkëpunimit me Europol-in, rrjetin SIENA dhe platformën EMPACT, avancimin e modelit të policimit të udhëhequr nga inteligjenca, përmirësimin e rezultateve në luftën kundër krimit të organizuar; si dhe progresin në luftimin e terrorizmit dhe parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.

Po ashtu raporti Raporti konstaton uljen e numrit të aplikimeve të pabazuara për azil nga qytetarët e Kosovës në vendet e Bashkimit Evropian, Raporti vlerëson edhe profesionalizimin e mëtejshëm të Policisë së Kosovës, duke veçuar  diplomimin e gjeneratës së re të kadetëve dhe avancimin e sistemeve të trajnimit.

Ministria e Punëve të Brendshme mbetet e përkushtuar në zbatimin e rekomandimeve të dala nga Raporti, përmes miratimit të dokumenteve strategjike dhe politikave në fushat përkatëse, përfshirë Strategjinë e Migracionit 2026–2030, Planin e Kontigjencës për Menaxhimin e Fluksit të Mundshëm të Migrantëve, Refugjatëve dhe Aplikuesve për Mbrojtje Ndërkombëtare 2026–2028, Strategjinë për Menaxhimin e Integruar të Kufirit dhe Strategjinë Kundër Krimit të Organizuar, si dhe themelimin e Qendrës Kombëtare për Luftimin e Terrorizmit dhe Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm.

Ministria e Punëve të Brendshme mbetet e përkushtuar në fuqizimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, si dhe në thellimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, me synim avancimin e reformave, forcimin e sundimit të ligjit dhe përafrimin e mëtejshëm të Kosovës me standardet dhe praktikat evropiane

Skedarët për shkarkim