MPB dhe Policia e Kosovës prezantuan në Sarajevë arritjet dhe prioritetet në luftimin e terrorizmit dhe parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm

Prishtinë

Përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës morën pjesë në takimin dyditor të Rrjetit Rajonal të Koordinatorëve Kombëtarë për Luftimin e Terrorizmit dhe Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (RNNC), të mbajtur më 28–29 tetor 2026 në Sarajevë.

Gjatë takimit u prezantuan të arriturat e Kosovës në zbatimin e Planit të Përbashkët të Veprimit kundër Terrorizmit me Komisionin Evropian, avancimi i kornizës ligjore për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, si dhe kontributi në raportin rajonal për trendet dhe situatën e terrorizmit në Ballkanin Perëndimor.

Një ndër prioritetet e prezantuara ishte edhe rishikimi i Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare kundër Terrorizmit për periudhën 2026–2028, në të cilin do të integrohen edhe masat dhe objektivat e përcaktuara në Udhërrëfyesin e ri. Kosova riafirmoi përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit me partnerët rajonalë dhe Bashkimin Evropian, me synim forcimin e sigurisë së përbashkët dhe adresimin efektiv të kërcënimeve të përbashkëta.



Skedarët për shkarkim