Ministri Sveçla takon komandantin e NATO-s në Napoli dhe komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë
Prishtinë
Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, ka pritur në takim Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, Admiralin George M. Wikoff, dhe Komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë, Gjeneralmajorin Roberto Vergori.
Në këtë takim u diskutua për situatën e sigurisë në vend, me theks të veçantë në progresin e arritur dhe bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet Policisë së Kosovës dhe KFOR-it në shërbim të paqes dhe stabilitetit në vend.
Me këtë rast, ministri Sveçla ritheksoi përkushtimin e Republikës së Kosovës për anëtarësim në NATO, si synim strategjik dhe hap i rëndësishëm drejt kontributit aktiv në sigurinë kolektive euroatlantike.
Gjatë takimit, ministri Sveçla ka vlerësuar lart bashkëpunimin me komandantin paraprak të KFOR-it, Gjeneralmajorin Özkan Ulutaş, dhe rikonfirmoi gatishmërinë tonë për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit të ngushtë me KFOR-in, në funksion të ruajtjes së një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.