MPB organizoi konferencë për lansimin e projektit RISE

Prishtinë

Në  Prishtinë  u organizua konferenca për lansimin e projektit RISE, i cili ka në fokus fuqizimin e grave të riatdhesuara dhe të grave refugjate në Republikën e Kosovës.

 

Në fjalën hyrëse, Sekretari i Përgjithshëm i MPB-së, z. Genc Metaj, prezantoi arritjet e Ministrisë gjatë këtij viti në avancimin e politikave dhe mekanizmave për riintegrimin e personave të riatdhesuar dhe integrimin e personave me mbrojtje ndërkombëtare, me vëmendje të veçantë ndaj grave dhe vajzave. Ai theksoi gjithashtu gatishmërinë e MPB-së për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin me partnerët strategjikë.

 

Në konferencë ishte e pranishme edhe Ambasadorja e Finlandës, znj. Eevamari Laaksonen.

 

Gjatë konferencës u prezantua projekti RISE, i cili mbështetet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës, në bashkëpunim me partnerët implementues të projektit: Helsinki Deaconess Institute Foundation, JRS Kosovë dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.

 

Projekti RISE synon fuqizimin e grave të riatdhesuara dhe grave refugjate përmes ofrimit të mbështetjes ekonomike dhe psikosociale, rritjes së qasjes në mundësi ekonomike dhe shërbime mbështetëse, si dhe krijimit të mundësive konkrete për një jetë më të qëndrueshme, të pavarur dhe të integruar në komunitet.

 

Fuqizimi i grave të riatdhesuara dhe integrimi i grave refugjate janë pjesë e përgjegjësisë institucionale dhe e përkushtimit të Ministrisë për ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse. Përmes projektit RISE synohet që njohuritë, partneritetet dhe praktikat e suksesshme të krijuara gjatë zbatimit të tij të vazhdojnë të japin rezultate edhe pas përfundimit të projektit, duke kontribuar në forcimin e institucioneve, përmirësimin e shërbimeve dhe krijimin e mundësive të barabarta


Skedarët për shkarkim