Ministri Sveçla priti në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Dirk Schuebel
Prishtinë
Ministri i Punëve të Brendshme priti sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Dirk Schuebel, të cilit i uroi mirëseardhje dhe suksese në mandatin e tij në Republikën e Kosovës.
Gjatë takimit u diskutua për prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, me fokus në forcimin e rendit dhe ligjit, sigurisë dhe kapaciteteve institucionale.
Ministri shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian në fuqizimin dhe avancimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.
Në takim u theksua se integrimi evropian mbetet orientim strategjik i Republikës së Kosovës. Në këtë drejtim, institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të punojnë për forcimin e institucioneve, sundimin e ligjit dhe avancimin e standardeve evropiane, me synim përgatitjen e mëtejshme të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.