Ministri Sveçla priti në takim shefin e ri të EULEX-it
Prishtinë
Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, priti sot në një takim njoftues shefin e ri të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), z. Antero Lopes, të cilin e uroi për detyrën e re.
Me këtë rast, ministri Sveçla falënderoi EULEX-in për kontributin e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin me institucionet e Republikës së Kosovës. Gjithashtu, Ministri Sveçla shprehu mirënjohje edhe për mbështetjen e dhënë nga EULEX gjatë gërmimeve të zhvilluara në varrezat masive në Zubin Potok.
Gjatë takimit, ministri Sveçla dhe z. Lopes diskutuan për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës, EULEX-it dhe partnerëve të tjerë.
Ministri Sveçla ritheksoi përkushtimin për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe theksoi rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit.