Zëvendësministri i MPB-së Enver Dugolli vizitoi Agjencinë e Kosovës për Forenzikë
Prishtinë
Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, z. Shemsi Duriqi, zhvilloi një takim pune me Zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, z. Enver Dugolli.
Gjatë takimit u diskutua për gjendjen aktuale të Agjencisë, të arriturat institucionale, sfidat dhe prioritetet strategjike në fushën e forenzikës. Vëmendje e veçantë iu kushtua nevojës për përmirësimin e legjislacionit, fuqizimin e kapaciteteve profesionale, sigurimin e mbështetjes buxhetore, avancimin e infrastrukturës laboratorike, si dhe harmonizimin e kompetencave në fushën e ekspertizave forenzike.
Me këtë rast, Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Enver Dugolli, vlerësoi punën dhe rezultatet e arritura nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë, duke u zotuar se do të ofrojë mbështetjen e nevojshme institucionale për adresimin e sfidave të paraqitura dhe për realizimin e prioriteteve strategjike të Agjencisë.
Drejtori Ekzekutiv falënderoi Zëvendësministrin Dugolli për mbështetjen e vazhdueshme, ndërsa të dy palët shprehën gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit institucional në funksion të forcimit të sistemit forenzik dhe mbështetjes së institucioneve të drejtësisë në Republikën e Kosovës.