Zëvendësministri i Punëve të Brendshme Enver Dugolli, vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike

Prishtinë

Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) mirëpriti në një vizitë zyrtare Zëvendësministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, z. Enver Dugolli së bashku me Shefen e Kabinetit të MPB-së znj. Jeta Tela-Shema, të cilët u pritën  nga u.d. Drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së z. Shpend Shabani.

 

Gjatë takimit, z. Shabani prezantoi zhvillimet kryesore të AKSP-së, të arriturat në fushën e trajnimit dhe arsimit të lartë, prioritetet strategjike si dhe sfidat për zhvillimin e mëtejmë të institucionit. Diskutimet u fokusuan në zhvillimet aktuale të AKSP-së, synimet dhe perspektivën e zhvillimit të saj si institucioni qendror për arsimin e lartë dhe trajnimin profesional në fushën e sigurisë publike.

 

Zëvendësministri Dugolli vlerësoi rezultatet e arritura dhe kontributin e AKSP-së në zhvillimin e kapaciteteve profesionale të institucioneve të sigurisë publike. Ai shprehu mbështetjen e plotë të Ministrisë së Punëve të Brendshme për zhvillimin dhe fuqizimin e mëtejshëm të AKSP-së, duke theksuar rëndësinë e saj si institucion kyç në përgatitjen profesionale të zyrtarëve të institucioneve të sigurisë publike.

 

Vizita u përmbyll me konfirmimin e përkushtimit për realizimin e objektivave strategjike të AKSP-së dhe vazhdimin e mbështetjes për avancimin e saj në zhvillimin e kapaciteteve në sektorin e sigurisë publike.


Skedarët për shkarkim