Delegacioni i MPB-së mori pjesë në zbulimin e pllakës përkujtimore kushtuar viktimave të aksidentit në Kroaci

Prishtinë

Një delegacion i Ministrisë së Punëve të Brendshme, i udhëhequr nga Sekretari i Përgjithshëm, z. Genc Metaj, morën pjesë në ceremoninë e zbulimit të pllakës përkujtimore kushtuar viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik rrugor të ndodhur me 25.07.2021, në Slavonski Brod të Kroacisë.

Në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë, në bashkëpunim me institucionet e Kroacisë dhe bashkëatdhetarët tanë, përveç delegacioneve të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Kroacisë, të pranishëm ishin edhe familjarë të viktimave të aksidentit.

 

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Metaj, në fjalën e tij shprehu mirënjohjen e tij të thellë për Republikën e Kroacisë, institucionet e saj të sigurisë, ekipet emergjente dhe të gjitha palët që kontribuan me profesionalizëm dhe përkushtim në menaxhimin e aksidentit tragjik në të cilin humbën jetën 10 persona.

Sekretari Metaj shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, duke theksuar se dhimbja e tyre mbetet një humbje e përbashkët. Ai  po ashtu nënvizoi se vendosja e kësaj pllake përkujtimore nuk është vetëm një akt nderimi për jetët e humbura, por edhe një kujtesë e përhershme për rëndësinë e mbrojtjes së jetës dhe shëndetit, si dhe një thirrje për përgjegjësi dhe kujdes të shtuar, me qëllim që tragjedi të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.


Skedarët për shkarkim