Agjencia për Menaxhim Emergjent bën hapjen zyrtare të “Ditëve të AME-së”
Prishtinë
Agjencia e Menaxhimit Emergjent e Ministrisë së Punëve të Brendshme do të bëjë hapjen zyrtare të aktiviteteve “Ditët e AME-së”, të cilat do të mbahen nga data 28 deri më 30 prill 2026.
Në hapjen e këtyre aktiviteteve do të merr pjesë, ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, si dhe zyrtarë të lartë të institucioneve të Republikës së Kosovës, të cilët do të shpalosin agjendën e aktiviteteve që do të mbahen për dy ditë me radhë.
Hapja e “Ditëve të AME-së” do të mbahet në Agjencinë e Menaxhimit Emergjent, rr. Dëshmorët e Gollakut 483, Hajvali, dhe fillon në orën 10:00.
Ftohen mediat të marrin pjesë.