Komunikatë për Media
Prishtinë
Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, ka pritur sot në takim Komisionerin e Lartë të OSCE-së për Minoritetet, Christophe Kamp të cilin e falënderoi për vizitën si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që OSCE ka dhënë në fuqizimin e kapaciteteve institucionale të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Gjatë takimit, u diskutuan angazhimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në kuadër të zbatimit të Ligjit për të Huaj si dhe veprimet e mëtejme në funksion të integrimit të shëndetësisë dhe arsimit në pjesën veriore të Republikës, në kornizën ligjore të Kosovës. Ministri Sveçla njoftoi Ambasadorin Kamp edhe me angazhimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme në funksion të përfshirjes së komuniteteve brenda institucionet si dhe ato në shërbim të tyre.
Ministri Sveçla rikonfirmoi përkushtimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në respektimin dhe garantimin e të drejtave të komuniteteve, si dhe angazhimin e plotë të institucioneve relevante me qëllim të ruajtjes së një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët