Regjistrimi i automjeteve në Kosovë bëhet në Qendrat për Regjistrim të Automjeteve në kuadër të ARCsë- Ministrisë së Punëve të Brendshme. Automjetet në pronësi të personave fizik regjistrohen në bazë të vendbanimit apo vendqëndrimit të pronarit. Ndërsa automjetet në pronësi të personave juridik regjistrohen në bazë të certifikatës së biznesit.
Me qëllim të ofrimit të Shërbimeve më të shpejta për qytetarët e Republikës së Kosovës, nga data 01 qershor 2015 ka hyrë në funksion sistemi on-line i aplikimit për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve.
Për aplikim përmes sistemit on-line, fillimisht duhet t’i konfirmoni Qendrës për Regjistrimin e Automjeteve një e-mail adresë tuajën.
Linku për aplikim përmes sistemit on-line është: http://automjetetonline.rks-gov.net/
Automjetet e reja të cilat marrin pjesë në komunikacionin rrugor do t’i nënshtrohen kontrollit teknik gjatë muajit në të cilin i kalon afati prej 24 muajsh nga kontrolli i parë teknik.
PËR AUTOMJETET TË CILAT BARTIN MALLRA TË RREZIKSHME NEVOJITET edhe certifikata e ADR-së, e cila nuk mund të jetë më e vjetër se një (1) vit.
Të gjitha automjetet të cilat përdorin për lëndë djegëse gazin (LPG ose CNG), paraprakisht duhet të pajisen me certifikatën e atestit, pas plotësimit të kushteve të stabilimenteve dhe pajisjeve për ngasje të automjeteve motorike me gaz, të lëshuar nga institucionet kompetente të cilat janë licencuar nga Ministria e Infrastrukturës.
NËSE JANË DISA BASHKËPRONARË TË AUTOMJETIT, automjeti regjistrohet në emër të njërit bashkëpronarë me një deklaratë me shkrim prej bashkëpronarëve të tjerë, të vërtetuar nga organi kompetent.
Kërkesën për regjistrim të automjetit e paraqet pronari i automjetit ose personi i autorizuar me autorizim të vërtetuar në gjykatë ose te noteri.
PËR AUTOMJETET E NDËRMARRJEVE PUBLIKE nevojitet autorizimi nga ndërmarrja publike.
Automjetet në pronësi të personave fizik regjistrohen në bazë të vendbanimit apo vendqëndrimit, ndërsa automjetet në pronësi të personave juridik regjistrohen në bazë të certifikatës së biznesit.
PËR REGJISTRIMIN E AUTOMJETIT PËR HERË TË PARË NË REPUBLIKËN E KOSOVËS nevojitet edhe certifikata e homologimit.
PËR MJETIN E PUNËS - TRAKTOR, për të cilët pala nuk posedon dokument, të cilët kanë ekzistuar në Kosovë para 10 qershorit 1999, pala mund ta regjistrojë traktorin me deklaratën e dy dëshmitarëve të vërtetuar në gjykatë ose nga noteri.
Kërkesa për vazhdimin e regjistrimit mund të bëhet maksimalisht pesëmbëdhjetë (15) ditë para kalimit të afatit të regjistrimit të mëparshëm.
Qendra e Regjistrimit të Automjeteve është e obliguar të bëj vazhdimin e regjistrimit të automjetit nga data e skadimit të afatit të regjistrimit.
Pas kalimit të afatit tridhjetë (30) ditë nga data e skadimit të regjistrimit të automjetit, pronari i automjetit është i detyruar të paguaj taksën administrative për çdo tridhjetë (30) ditë, ashtu siç është përcaktuar në vendimin për tarifa.
Për ç ‘regjistrim të automjetit nevojitet:
Në rastin e mos vazhdimit të regjistrimit, amortizimit, dëmtimit, aksidentit dhe daljes së automjetit jashtë funksionit për çfarëdo arsye, bëhet ç’ regjistrimi dhe kthimi i targave me kërkesën e palës.
Nëse automjeti është vjedhur, duhet të sjellë raportin e policisë si dëshmi për ç ‘regjistrim.
Pas skadimit të vlefshmërisë së regjistrimit brenda afatit 30 ditë, nëse këto automjete nuk regjistrohen ose nuk ç ‘regjistrohen, atëherë do të kalojnë në automjete pasive në bazën e të dhënave mbi regjistrimin e automjeteve.
Pas kalimit të afatit tridhjetë (30) ditësh pronari i automjetit është i detyruar të paguaj taksën
administrative për çdo tridhjetë (30) ditë, sipas vendimit mbi tarifat Nr.210/2015.
Në rastin e humbjes apo vjedhjes së certifikatës së regjistrimit të automjetit ose targave të regjistrimit, pronari apo përdoruesi i automjetit duhet të lajmëroj në stacionin më të afërt policor. Policia pas lajmërimit të rastit, duhet ta lëshoj dokumentin për humbjen apo vjedhjen e certifikatës së regjistrimit të automjetit ose targave, sipas pohimit të lajmëruesit.
Ky dokument duhet t’i përmbaj të dhënat e mjaftueshme për pronarin, automjetin, certifikata e regjistrimit të automjetit ose targat.
Në rastin e dëmtimit të certifikatës së regjistrimit të automjetit ose targave, pala duhet që këto (Certifikata ose targat e dëmtuara), t’ia dorëzoj Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve dhe më pas ai e merr certifikatën e regjistrimit të automjetit të re ose targat e reja të cilat i paguan sipas vendimit mbi tarifat.
Për ndërrim të certifikatës së regjistrimit të automjetit ose targave bëhet kërkesa me shkrim.
Në rastin kur automjeti është i ç ‘lajmëruar dhe kërkohet nga pala të bëhet ri regjistrimi, nevojiten këto dokumente:
Në rast të ndërrimit të pronarit kërkohet kontrata e shitblerjes, kontrata mbi dhuratën, akti i trashëgimisë, dokumenti me anën e të cilit është fituar pronësia.
Automjetet që shiten në ankand publik të cilat më parë janë konfiskuar nga organet kompetente, mund të ri regjistrohen me vendim ekzekutiv të gjykatës, vendimin e organeve të ndjekjes, si dhe aktin e shitblerjes të Shërbimit Doganor të Kosovës.
Për automjetet që më parë janë ç ‘lajmëruar dhe duhet të bëhet bartja e pronësisë, edhe nëse blerësi i takon një komune tjetër, mund të ri regjistrohet në QRA (Qendra e Regjistrimit të Automjeteve) në bazë të vendbanimit ose vendqëndrimit të qytetarit.
Automjetet e ç ‘lajmëruara mund ta bëjnë ri regjistrimin duke përfshirë taksat për ri regjistrim.
Legalizimi i Automjeteve
Automjetet të cilat për një arsye apo tjetër janë regjistruar në mënyrë jo të rregullt i nënshtrohen procesit të legalizimit, pas përfundimit të procedurave administrative dhe ligjore.
Me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më efikase, qytetarëve iu mundësohet transferimi i lëndëve sipas vendbanimit.
Me rastin e transferimit të lëndëve pala është e obliguar t’i kthej targat e automjetit në QRA-në ku i ka marrë targat e fundit, me përjashtim kur transferimi i lëndës bëhet në kuadër të rajonit të njëjtë.
Me rastin e shitblerjes apo ç ‘regjistrimit të automjetit, pronari i automjetit ka të drejtë t’i mbajë targat edhe pas shitjes së automjetit, në afatin brenda (60) ditësh, përjashtimisht, rasteve për targat zyrtare të institucioneve shtetërore.
Nëse pala në automjetin e ri të cilin do ta regjistroj dëshiron t’i mbajë targat e njëjta (të ruajtura), lirohet nga taksa administrative për targa.
Lëshimi i targave provuese nuk nënkupton regjistrim të automjetit. Por, dhënia e targave provuese është mundësi për kyçje në komunikacionin rrugorë për kohën e përcaktuar.
Targat provuese mund të lëshohen për automjete motorike dhe bashkëngjitëse. Me rastin e dhënies së targave provuese, palës i lëshohet një vërtetim nga DRA.
Targat provuese jepen nga Qendra e Regjistrimit të Automjeteve sipas kërkesës së pronarit të automjetit, në këto raste:
Targat provuese lëshohen me afat deri në 15 ditë.
Targat provuese mund të lëshohen sipas kërkesës së palës në QRA (Qendra e Regjistrimit të - Automjeteve) më të afërt me pikën kufitare të hyrjes së mjetit motorik.
Përjashtimisht paragrafit 5 t këtij neni, Ministri me një vendim mund t’i përcaktoj targat provuese edhe me një afat më të gjatë kohor.
Në raste të veçanta targat provuese mund t’i lëshoj edhe Policia Kufitare.
Në rast të ndërrimit të pronarit, pronarit të ri i kërkohen këto dokumente:
Regjistrimin e përkohshëm mund ta bëjnë shtetasit e huaj të cilët përkohësisht qëndrojnë në territorin e
Republikës së Kosovës, studentët që vijojnë mësimet, specializimet, hulumtimet shkencore dhe
punëtorët e huaj që janë në marrëdhënie të përkohshme pune në territorin e Republikës së Kosovës, si
dhe shtetasit e Republikës së Kosovës të cilët jetojnë jashtë vendit.
Targat e përkohshme nuk mund të jepen në afat më të shkurtër se dy (2) muaj e as në afat më të gjatë
se dymbëdhjetë (12) muaj.
Regjistrimi i përkohshëm bëhet për:
Vazhdimi i regjistrimit të përkohshëm mund të bëhet në rast se dogana e vazhdon lirimin nga dogana.
Për regjistrimin e përkohshëm kërkohen këto dokumente:
Pronari i automjetit me rastin e regjistrimit të automjetit, ka të drejtë të bëjë porosi për targa me numrat dhe shkronjat e dëshiruara.
Numrat e zgjedhur janë tre shifror, duke filluar nga numrat 101 deri në 999 dhe kombinimi i mundshëm i shkronjave.
Taksat për targa me porosi janë përcaktuar me vendimin mbi tarifat.
Xhamat e hijezuar mund t’i gëzojnë të gjithë qytetarët vetëm për ato automjete të cilat si të tilla janë të prodhuara nga vetë prodhuesi i mjetit motorik.
Evidentimi i posedimit të xhamave të hijezuar pas konstatimit të gjendjes teknike shënohet në CRA (Certifikata e Regjistrimit të Automjeteve) në rubrikën “ shënime”.
Vendosja e letrës së errët ngjitëse për hijezim në xhamat e automjeteve është e ndaluar, përveç rasteve kur përcaktohet me vendim të Ministrit të MPB-së.
Për të gjitha llojet e rimorkiove dhe për motoçikleta, jepet vetëm një targë dhe CRA-ja.