Në rastet e paraqitjes së kërkesës për lejeqëndrim të përkohshëm me qëllim të ribashkimit familjar mbi bazën e bashkëjetesës nuk kërkohet të plotësohet kushti nr 2, por kërkohet dëshmia për bashkëjetesë 3 vjeçare, ose certifikata e lindjes në rast se në bashkëjetesë ka lindur një fëmijë I përbashkët.
Për lejeqëndrimin e përkohshëm më qëllim të kërkimit shkencor duhet të plotësohen të gjitha kushtet e parapara si me lart, përjashtimit kushteve ne piken 2 dhe 8, por i huaji duhet të paraqet edhe ftesën nga institucioni I licencuar në Republikën e Kosovës.
Në rastet kur kërkesa për lejeqëndrim më qëllim pune brenda kuotës vjetore të punësimit bëhet nga i huaj i punësuar në OJQ-të, nuk kërkohet të plotësohet kushti i paraparë në piken 5 por duhet të paraqitet certifikata e regjistrimit të OJQ–së në Republikën e Kosovës.