Divizioni për Monitorimin e Kontratave

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Monitorimin e Kontratave janë:

 

  1. Merr pjesë dhe monitoron gjatë administrimit të procedurave të prokurimit në të gjitha hapat deri në përgatitjen e kontratës, pa të drejtë ndërhyrjeje në këto procedura;
  2. Pas përfundimit të procesit të vlerësimit të tenderit e njofton Ministrin dhe Sekretarin e Përgjithshëm se janë zbatuar të gjitha procedurat e prokurimit të përcaktuara me legjislacionin në fuqi;
  3. Ndërmerr aktivitetet të monitorimit në aspektin e zbatimit të legjislacionit në fuqi të Prokurimit Publik për të siguruar që dispozitat e kontratës ushtrohen në mënyrë efektive sa i përket dorëzimit në kohë dhe mënyrë korrekte;
  4. Në bashkëpunim të ngushtë me njësitet kërkuese në kuadër të MPB-së, monitoron hartimin e planit për menaxhimin e kontratave   duke   përfshirë   çështjet e aspekteve organizative, ekonomike, teknike dhe ligjore, ekipet e menaxhimit të projekteve, rishikimin e ekzekutimit të kontratës, protokollet për dorëzimin e pajisjeve të autorizuara, dialogun e rregullt me kontraktuesit, përdorimin e standardeve korrekte të cilësisë, menaxhimin e pagesave/kërkesave, procedurat e ankesave, mjetet e kontrollit të specifikuar në kontratë, dhe sigurimin e ekzekutimit për defekte/korrigjim;
  5. Në bashkëpunim të ngushtë me njësitin kërkues monitoron përcaktimin e procedurave për inspektimin e vendit të punimeve, materialeve dhe të objekteve të prodhimit, sigurimin e dorëzimit efektiv, ruajtjen dhe sigurinë e artikujve të përfshirë në kontratë dhe variacionet/ndryshimet;
  6. Analizon dhe monitoron kontratat me vlerë të mesme dhe të lartë (kontrata shumëvjeçare) për të gjitha departamentet dhe agjencitë ekzekutive në kuadër të MPB-së;
  7. Bashkëpunon ngushtë me të gjitha agjencitë ekzekutive në kuadër të MBP-së lidhur me zbatimin e kontratave me vlerë të mesme dhe të lartë siç parashihet me Ligjin për Prokurimin Publik;
  8. Përpilon raportin lidhur me mbarëvajtjen e kontratës dhe cilësinë e shërbimeve, furnizimeve dhe punëve, pas përmbylljes së kontratës dhe gjatë periudhës së garancionit për Sekretarin e Përgjithshëm.
  9. Bashkëpunon me agjencitë ekzekutive të MPB-së me qëllim të prezantimit të praktikave më të mira për Menaxhim të Rrezikut;
  10. Në bashkëpunim me departamentet dhe agjencitë ekzekutive të MPB-së mbledh të dhëna nga burime të shumta për prezantimin e opsioneve për shërbimet para shpalljes së njoftimit për kontratë (tender);
  11. Në bashkëpunim me Departamentin e Prokurimit dhe njësitë kërkuese, shqyrton informacionet teknike dhe hartimin e raporteve të detajuara për prezantime dhe vlerësime që përfshijnë kontratat specifike;
  12. Përcjell afatet dhe cilësinë e ekzekutimit të kontratave në bashkëpunim me njësitë kërkuese.

 

 

Kimete SHAQIRI-REXHEPI
Udhëheqës I Divizionit për Menaxhimin e Kontratave
Ministria e Punëve të Brendshme


Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm


Tel: +383 38 200 76 555
E-mail: kimete.sh.rexhepi@rks-gov.net