Misioni i Ministrisë

Misioni i Ministrisë së Punëve të Brendshme është të kujdeset për sundimin e ligjit dhe sigurinë publike në tërë territorin e Republikës së Kosovës.


Vlerat e Ministrisë së Punëve të Brendshme:
  • Qasje moderne,
  • Profesionale,
  • Transparente,
  • Respektim të diversitetit, të drejtave të njeriut dhe mundësive të barabarta.

Prioritetet strategjike:
  • Të ndërtohet infrastruktura përkatëse ligjore,
  • Të sigurohet zbatimi i ligjit,
  • Të sigurohet mbrojtja e jetës dhe pronës,
  • Të sigurohet liria e lëvizjes për qytetarët në Kosovë,
  • Të parandalohet dhe reduktohet krimi,
  • Të garantohet rendi dhe siguria publike,
  • Të zhvillohet një Administratë efektive dhe efikase,
  • Të zhvillohet bashkëpunimi me të gjitha agjencionet, organizatat përkatëse të BE-së.