Sekretariati i Strategjive

Detyrat dhe përgjegjësitë e Sekretariatit të Strategjive janë:

 

  1. Koordinon procesin e hartimit, monitorimit dhe zhvillimit të strategjive kombëtare dhe planeve të veprimit të cilat hyjnë në fushveprimtarinë e MPB-së;
  2. Ofron shërbime administrativo-teknike për grupet ndërinstitucionale të strategjive;
  3. Siguron që dokumentet strategjike dhe planifikuese të hartohen në pajtim me rregulloret dhe procedurat e përcaktuara nga Qeveria;
  4. Mbledh informacione dhe të dhëna nga institucionet tjera për zbatimin e strategjive nacionale nën përgjegjësinë e MPB-së, si dhe analizimin dhe vlerësimin e atyre informatave;
  5. Përgatit raporte analitike për Koordinatorin Nacional;
  6. Monitoron dhe raporton për kryerjen e aktiviteteve që dalin nga planet e veprimit të strategjive;
  7. Raporton në organizatën ndërkombëtare Greta, TIP raport;
  8. Shërben si pikë kontakti për Qendrën Evropiane për Monitorimin e Drogave dhe Varshmërisë nga Droga;
  9. Propozon ndryshime dhe përmirësime në sistemet dhe mekanizmat e strategjive nacionale përmes Koordinatorit Nacional;
  10. Këshillon Koordinatorin Nacional për hapat që duhet ndërmarrë në drejtim të zbatimit të strategjive;
  11. Me kërkesë të Koordinatorit Nacional përgatit takimet periodike të grupeve ndërinstitucionale për zbatim të strategjive;
  12. Kujdeset që dokumentet strategjike dhe planifikuese të zhvilluara nga MPB-ja të jenë në pajtim me prioritetet e përgjithshme të Qeverisë, si dhe siguron konsistencën mes tyre;
  13. Kryen analiza periodike mbi progresin e zbatimit të planeve të veprimit të të gjitha strategjive kombëtare nën përgjegjësinë e MPB-së dhe formulon rekomandime për amendamentin.

 

 

Naim Muja
Udhëheqës i Sekretariatit të Strategjive
Telefoni 038- 76 580