Detyrat
dhe përgjegjësitë e Departamentit të Shërbimeve
të Përgjithshme janë:
- Menaxhon
dhe mirëmban inventarin dhe materialin tjetër në depo, si dhe ofron mbështetje
administrative dhe logjistike;
-
Siguron
zbatimin e procedurave për menaxhim me të gjitha automjetet që disponon MPB-ja,
mirëmbajtjen dhe servisimin e tyre, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
-
Bën
koordinimin me të gjitha institucionet e RKS-së për raportimin e tyre mbi
gjendjen e automjeteve (servisim, mirëmbajtje, shpenzime të derivateve etj.) në
MPB, në mënyrë që pastaj MPB-ja të raportoj në Qeveri;
-
Menaxhon
sistemin e arkivit dhe dokumentet e brendshme të ministrisë;
-
Ofron
shërbime të përgjithshme të përkthimit, lekturimit dhe shpërndarjes së
dokumenteve për ministrinë dhe agjencitë
-
Menaxhon
mirëmbajten dhe pastrimin e objekteve të MPB–së dhe disa institucioneve të
veçanta;
-
Koordinon
me Policinë për çështjen e sigurisë së objekteve qeveritare.
Në
kuadër të këtij departamenti bëjnë pjesë divizionet si vijon:
- Divizioni
për Transport, Raportim dhe Monitorim të Automjeteve Qeveritare;
-
Divizioni
i Logjistikës dhe Sigurisë;
-
Divizioni
për Administrimin e Dokumenteve dhe Shërbimeve.
Drita
Hasani
Drejtor
i Departamentit për Shërbime të Përgjithshme
Ndërtesa
Qendrore e MPB-së, kati II,
Rr:
"Luan Haradinaj", pn, Prishtinë
tel:
038 200 76 600