Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit Ligjor janë:
- Ofron mbështetje ligjore në hartimin e
dokumenteve strategjike dhe legjislative nga fushëveprimi i Ministrisë;
-
Ofron ndihmë në hartimin e
legjislacionit parësor dhe dytësor nga fushëveprimi i Ministrisë;
-
Siguron respektimin e teknikave dhe
standardeve të hartimit të legjislacionit nga fushëveprimi i Ministrisë;
-
Siguron harmonizimin e legjislacionit
të Ministrisë me legjislacionin e Bashkimit Evropian (acquis communautaire), si
dhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë;
-
Ofron këshilla ligjore dhe rekomandime
nga fushëveprimi i Ministrisë sipas kërkesës;
-
Bashkëpunon me Ministrinë e Drejtësisë
për përfaqësimin e Ministrisë në kontestet gjyqësore;
-
Ndihmon dhe koordinon procesin e nismave
për marrëveshje ndërkombëtare brenda fushëveprimit të MPB-së, siguron që
procedura të bëhet në pajtim me Ligjin për Marrëveshjet Ndërkombëtare dhe mban
evidencën e të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare të cilat lidhen në emër të
MPB-së dhe agjencive të saj.
Në kuadër të këtij departamenti bëjnë
pjesë divizionet si vijon:
- Divizioni për Hartimin dhe
Harmonizimin e Legjislacionit;
-
Divizioni për Mbikëqyrjen e Zbatimit
të Legjislacionit, të Mbështetjes Ligjore dhe të Bashkëpunimit
Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit;
-
Divizioni për Koordinim të
Marrëveshjeve Ndërkombëtare.
Drejtor: Naim Shala
Tel: +383 (0)38 76 680
Email: naim.shala@rks-gov.net
Adresa: Rr. "Luan Haradinaj" p.n. Prishtinë