Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit Ligjor janë:
1. Ofron mbështetje ligjore në hartimin e dokumenteve strategjike dhe legjislative nga fushëveprimi i Ministrisë;
2.Ofron ndihmë në hartimin e legjislacionit parësor dhe dytësor nga fushëveprimi i Ministrisë;
3. Siguron respektimin e teknikave dhe standardeve të hartimit të legjislacionit nga fushëveprimi i Ministrisë;
4.Siguron harmonizimin e legjislacionit të Ministrisë me legjislacionin e Bashkimit Evropian (acquis communautaire), si dhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë;
5.Ofron këshilla ligjore dhe rekomandime nga fushëveprimi i Ministrisë sipas kërkesës;
6.Bashkëpunon me Ministrinë e Drejtësisë për përfaqësimin e Ministrisë në kontestet gjyqësore;
7. Ndihmon dhe koordinon procesin e nismave për marrëveshje ndërkombëtare brenda fushëveprimit të MPB-së, siguron që procedura të bëhet në pajtim me Ligjin për Marrëveshjet Ndërkombëtare dhe mban evidencën e të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare të cilat lidhen në emër të MPB-së dhe agjencive të saj;
8. Kryen edhe detyra të tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.
Në kuadër të këtij departamenti bëjnë pjesë divizionet si vijon:
1. Divizioni për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit;
2. Divizioni për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Legjislacionit;
3. Divizioni për Marrëveshjeve.
Drejtor: Qëndrim Bytyqi
Tel: +383 (0)38 76 680
Email:
qendrim.bytyqi@rks-gov.net
Adresa: Rr. "Luan Haradinaj" p.n. Prishtinë